sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vllaznia rinovon me mesfushorin e talentuar, pritet një lojtar nga kampionati bullgar

Vllaznia është një “kantier ndërtimi”. Shkodranët këtë verë kanë nisur një projekt të ri nga fillimi, me qëllim ringritjen e Vllaznisë në pjesën e sipërme të renditjes së Kategorisë Superiore dhe dhënien fund luftës për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Ditët e fundit drejtori sportiv i shkodranëve, Matko Djarmati u ankua për konkurrënce të madhe nga ana e klubeve kosovare, që sipas tij i ofrojnë lojtarëve shumë më shumë para se ç’ka mundësi Vllaznia, megjithëse deri tani nga të ikurit nga klubi, asnjëri nuk ka përfunduar në Kosovë.

Përtej kësaj, drejtuesit shkodranë duket se kanë arritur të bindin për të rinovuar një nga lojtarët më të mirë të ekipit, Ardit Krymin. Mesfushori është një nga lojtarët kryesorë të Vllaznisë dhe sipas “Sport nga Bajraktari” klubi ka arritur të plotësojë kërkesat financiare të 24-vjeçarit dhe është vendosur rinovimi për një tjetër sezon.

Shkodranët kanë nevojë edhe për shumë përforcime në ekip dhe e njëjta medie bën me dije se në ditët në vazhdim skuadrës do i bashkohet një mbrojtës cilësor nga kampionati bullgar, i cili pritet të zëvendësojë hapësirën e lënë bosh nga Renato Malota. Ky i fundit është pranë kalimit te Laçi, që e ka shndërruar Vllazninë një “market”, të cilin e frekuenton shpesh. /vipsport.al/

more recommended stories