sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv. Xhaferi: Na e propozoi Rijeka; Lici: Nuk jam këtu për të qenë kukull

Vllaznia nis projektin e ri dhe në pritje të firmës me trajnerin Tomas Brdariç, ka prezantuar sot drejtorin sportiv Matko Djarmati. Ish-futbollisti kroat me të kaluar në futbollin tonë, ka shkuar në Shkodër me propozim të klubit të Rijekës, me të cilin shkodranët po mundohen të bëjë një binjakëzim, siç ka shpjeguar investitori i ri në klub, Alban Xhaferi.

“Ky finalizim erdhi si rrjedhojë e një bashkëpunimi që kemi bërë me klubin e Rijekës, një binjakëzim me qëllimin e mirë për të ndarë eksperiencën e tyre me ne. Ishte propozim i tyre, pais dëgjuam edhre planin e Matkos për klubin dhe objektivin që kemi për vitin tjetër, u arrit ky akord. Jam optimist që vitin tjetër Vllaznia do të jetë me rezultate e objektiva të rinj, që është për të kapur Kupat e Europës. Uroj e shpresoj që të jetë një fillim i mbarë për të gjithë ne dhe t’ia dalim sa më mirë”, tha ai.

Por në këtë situatë nuk dihet ende se çfarë funksionesh do të mbulojë Suad Lici në radhët e klubit shkodran, pasi tashmë administratori duket jashtë vendimmarrjeve në aspektin teknik të ekipit. “Nuk jam xheloz për sa kohë është për të mirën e klubit”, tha ai para gazetarëve. “Sponsori ka vendosur për këto kandidatura, mendoj se është figurë e njohur. Me trajnerin nuk kemi finalizuar, kur të finalizojmë edhe me të mendoj se do të jemi edhe më të bashkuar. Këtu janë të mirëpritur të gjirhë që duan të ndihmojnë Vallzninë, jemi të hapur dhe bashkëpunues. Është sporti, Vllaznia, pastaj vijmë ne të tjerët. Besoj se kam dhënë prova se nuk jam vetëm për të dhënë paga, sa për kukull nuk kam nevojë që të qëndroj këtu. Rolin e kukullës mund ta bëjë ndokush tjetër”, tha Lici. /vipsport.al/