sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vllaznia e re e nis nga drejtuesit, në klub edhe Astrit Hafizi e Ramazan Rragami

Në Shkodër duket se këtë radhë duan t’i bëjnë gjërat ashtu siç duhet dhe të sigurohen që Vllaznia të mos e shohë më veten pranë fundit në vitet në vijim. Afrimi i një investitori që do t’i qëndrojë pranë skuadrës në rolin e një presidenti, si Alban Xhaferi, është vetëm hapi i parë, pasi është vendosur që të ketë ndryshime dhe të plotësohet Këshilli Mbikëqyrës i klubit.

Aty do të ketë emra të rëndësishëm, të cilët do t’i bashkohen strukturave kuqeblu. Astrit Hafizi dhe Ramazan Rragami janë dy emrat të cilët janë menduar si pjesë e Këshilit të ri mbikëqyrës të klubit, për të ndihmuar në ringritjen e kësaj skuadre në majat e futbollit shqiptar, ku ata vetë kanë arritur ta mbajnë për shumë vite gjatë periudhës kur kanë qenë pjesë e saj.

Dy emrat që konfirmohen nga stafi i kaluar janë Shpëtim Quku dhe Benjamin Naku, me të parin që do të vazhdojë të mbajë rolin e kryetarit në këtë bord. Ndërkohë, është afruar një tjetër emër me kontribut të rëndësishëm për futbollin në Shkodër, presidenti i Vllaznisë së femrave, Lazër Matija. Në Shkodër janë të bindur se me këtë bord të ri, do të arrijnë të evitojnë disa gabime që janë bërë në të kaluarën në menaxhimin e klubit shkodran dhe do të evitojnë vuajtjet si këto të viteve të fundit. /vipsport.al/