sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vizitat mjekësore e pastaj firma, Et’hemi sot zyrtarizohet te klubi polak

Valon Et’hemi nuk ka vonuar për t’iu bashkuar Zaglebie Lubin, në kampionatin polak të futbollit. Vetëm një ditë pasi ai bëri të ditur se largohej pas tre sezoneve nga Kukësi, mesfushori ka nisur procedurat për t’u bashkuar me skuadrën polake me të cilën kishte gjetur marrëveshjen në ditët e kaluara.

Et’hemi ka udhëtuar drejt Polonisë dhe sot menjëherë ka kryer vizitat mjekësore në klubin e ri, para se të hidhte firmën në kontratën e cila parashikohet të jetë dyvjeçare me të drejtën e rinovimit për një tjetër sezon të saj.

Për futbollistin i cili e ka nisur karrierën e tij me Mamurrasin në futbollin shqiptar, para se të kalonte te Kukësi, kjo është eksperienca e parë larg Shqipërisë dhe një mundësi e mire për të treguar vlerat e tij dhe se mund të jetë një element i cili në të ardhmen të bëhet një element që mund të ndihmojë edhe përfaqësuesen shqiptare. /vipsport.al/