sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vila: Fillimisht të zëvendësojmë Kallakun, mund të jemi në një nivel me të mëdhatë

Teuta arriti këtë mrëmje të fitojë Kupën e Shqipërisë, në një ndeshje mjaft të bukur ndaj Tiranës, me rezultatin që u fiksua në 2-0 për durrsakët, që fituan këtë trofe pas 15 vitesh në 100-vjetorin e klubit. Pas ndeshjes për Super Sport foli një nga senatorët e Martinit këtë sezon, Emiliano Vila.

“Jam shumë i kënaqur që kemi kapur Kupat e Europës dhe kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe kjo ishte përfundimtarja. Kishim një grup të mirë, një staf të mirë. Stafi u ka marrë lojtarëve 100%, kjo ishte pika kyçe. Kjo është për babain tim, ia kam premtuar fitimin e Kupës dhe familjes, që më ka qëndruar pranë. Është kënaqur atje lart ku është, e sheh dhe është i kënaqur për mua.

Trofeu ngelet trofe, besoj se luajtëm ndaj ekipit më të mirë të kampionatit, ata fituan titullin me meritë. Ishte një ndeshje e fortë dhe fati ishte me ekipin tonë. Në radhë të parë duhet një Kallaku tjetër. Me 3-4 përforcime të tjera mund të jemi edhe ne aty ku janë Tirana, Kukësi e Partizani, që janë gjithmonë pretendentë”, u shpreh mesfushori. /vipsport.al/

more recommended stories