Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Teuta ia ka marrë dorën Tiranës, dominon bardheblutë e fiton Superkupën e Shqipërisë

Teuta fiton për herë të parë në historinë e saj Superkupën e Shqipërisë, në tentativën e katërt. Në tre herët e mëparshme kishte qenë Tirana që kishte shuar ëndrrën e bregdetarëve. Por skuadra durrsake këtë edicion është kthyer në makthin e bardhebluve dhe pasi u rrëmbeu Kupën nw fillim tw kwtij muaji, i morën sot edhe Superkupën kryeqytetasve të drejtuar nga Egbo.

Skuadra e Martinit i dha njw leksion të mirëfilltë futbolli Tiranës në pjeswn e parë, duek bërë që ekipi kampion të mos dukej në fushën e lojws në fazën sulmuese. Dy golat e Hebajt bënë më thjeshtë punën pwr Teutwn nw pjeswn e dytw kur ekipi u mundua thjesht të administronte lojën.

Kartoni i kuq i Arapit ishte ai që në fakt ndihmoi bardheblutë që në minutat e fundit të sfidës sulmuan dhe ringjallën pak shpresat e tyre me golin e Vrapit. Por durrsakët u mbrojtën mirë dhe ia dolën që të mbyllnin ndeshjen me suksesin 2-1 duke ngritur lart trofeun që e kishin ndjekur prej shumë vitesh. /vipsport.al/

TIRANA-TEUTA 1-2
77′ Vrapi / 21′, 35′ Hebaj

Tirana: Lika, Vangjeli, Toli (71′ Nuriu), Najdovski (64′ Kale), Ismajlgeci, Batha (42′ Muça), Çelhaka, Torasa, Halili, Muçi, Kobinah (71′ Vrapi).
Trajner: Emanuel Egbo

Teuta: Frashëri, Kuros, Hoxha, Arapi, Todorovski (46′ Hrjeliç), Aleksi, Avdyli, F. Beqja (46′ Gruda), L. Vila (58′ Krasniqi), E. Vila, Hebaj (68′ Beqaj).
Trajner: Edi Martini

KV: Najdovski, Kobina, Kale, Vrapi, Ismajlgeci / Hrjeliç, Gruda, Arapi, Hoxha

KK: Arapi

Gjyqtar: Enea Jorgji

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Teutës.  

90’+3’ Nuriu harkon në zonë në mënyrë perfekte për Muçin, gjuajtja e tij me kthesë kalon jo shumë lart mbi traversë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Top i gjatë drejt sulmit të Teutës, Lika detyrohet të dalë me këmbë për të devijuar sferën para Krasniqit.

84’ Goditje dënimi për Teutën, Kuro harkon direkt në portë por sfera kalon mbi kryqëzimin e shtyllave në të majtë të Likës.

77’ GOOOL Tirana, shënon Vrapi. Aksion me shumë pasime i Trianës, topi shkon nga e majta ku pasimi në qendër gjen saktësisht mesfushorin e ri që nuk gabon me gjuajtjen e tij.

74’ Sulmon tashmë Tirana. Dy goditje nga këndi radhazi për bardheblutë. Fillimisht Kale e pastaj Torasa shohin gjuajtjet e tyre të përfundojnë jashtë katërkëndorit të Frashërit, të devijuara nga mbrojtësit.

68’ Pas një harkimi në zonë, Krasniqi gjuan fluturimthi por Lika këtë radhë largon topin.

66’ Teuta mbetet me 10 lojtarë. Pas një përplasje në mesfushë të Arapit me Torasën, mbrojtësi merr të verdhin e dytë dhe lë ekipin në inferioritet numerik.

63’ Goditje dënimi për Tiranën, topi harkohet në zonë ku Muça me kokë e kthen drejt qendrës por askush nuk mund ta shtyjë në rrjetë me mbrojtjen që largon rrezikun duke nisur kundërsulmin e Grudës. Futbollisrti i ri arrin në zonën kundërshtare dhe gjuan, por fluturon sferën mbi traversë.

61’ Tirana po mundohet në këto minuta të krijojë lojë në krahun e majtë me iniciativat e Muçit dhe Ismajlgecit, por përsëri mungojnë gjuajtjet në portë, të bllokuara nga prapavija e skuadrës durrsake.

58’ Në fushë edhe Krasniqi për Teutën, me Lorenco Vilën i cili i lë vendin në fushë.

54’ Tirana vazhdon të jetë inekzistente në sulm, asnjë shëndijë e rrezikshme para portës së Frashërit.

50’ Halili mundohet të harkojë në zonë një goditje dënimi nga e majta, sfera përfundon direkt në duart e Frashërit.

46’ Teuta e nis me ndryshime pjesën e dytë. Hrjeliç zë vendin e Todorovskit dhe Gruda futet në vendien e Beqjas.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin e dyfishtë të Teutës.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Kontakt në zonën durrsake, Torasa rrëzohet por Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë.

42’ Muça futet në fushë në vend të Bathës, duke u pozicionuar në qendër të mbrojtjes. Najdovski kalon në qendër të mesfushës i mbajtur në krahë nga mjekët bardheblu.

40’ Top në qendër për Muçin, Frashëri del dhe kontrollon sferën para sulmuesit.

39’ Përplasje në mesfushë mes Bathës dhe Beqjan. Mesfushori i Tiranës pëson një dëmtim të rëndë dhe largohet nga fusha e lojës.

35’ GOOOL Teuta, shënon Hebaj. Lorenco Vila gjuan nga pika e bardhë por Lika pret, Hebaj është i vëmendshëm dhe me shpejtësi shtyn sferën në rrjetë.

33’ Penallti për Teutën. Pas një gjuajtje të Hebajt, Lika nuk kontrollon përsëri dhe L. Vila me shpejtësi shkon të gjuajë sferën por Najdovski e ndalon në mënyrë të parregullt duke shkaktuar penallti.

23’ Arapi tregohet vendimtar kur pas një aksioni të shpejtë të Kobinas dhe Torasës, largon topin nga vija fatale pas gjuajtjes së argjentinasit.

21’ GOOOL Teuta, shënon Hebaj. Një goditje dënimi nuk kontrollohet nga Lika me topin që mbetet para portës. Mes rrëmujës është Hebaj ai i cili shtyn topin në rrjetë.

10’ Vazhdon studimi nga të dy skuadrat, që nuk prodhojnë raste për t’u shënuar në këto minuta, me ritëm të ulët e shumë gabime.

4’ Top i gjatë në zonë drejt Likës, asnjë shetësim për portierin.

1’ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.