sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ PSG merr trofeun e radhës, kryeqytetasit vuajtën ndaj Lion dhe e zgjidhën ndeshjen nga penalltitë

Parisi ka marrë trofeun e dytë në pak ditë. Teksa triumfuan në finalen e Kupës ndaj Sant Etien, mbrëmjen e djeshme, parisienët mposhtën nga pika e bardhë Lionin. Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë për kryeqytetasit, të cilët në 120 minuta nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës.

Ndaj, ekipet iu drejtuan pikës së bardhë, për të nxjerrë fituesin. Nga “ruleta ruse”, ata që u treguan 100% të saktë ishin parisienët të cilët realizuan gjashtë herë, ndërsa nga ana tjetër futbollisti i Lionit Traore e humbi gjuajtjen e tij në momentin më vendimtare duke bërë që trofeu të shkonte për PSG.

Tashmë, të dyja skuadrat e kanë mendjen te Liga e Kampionëve, ku Parisi gjen përballë në çerekfinale Atalantën, ndërsa Lioni është në fazën e 1/8-tave dhe luan me Juventusin për të ruajtur fitoren 1-0 të ndeshjes së parë në shtëpi. /VipSport.al/