sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Mesi bën magji, Barcelona kalon Napolin dhe shkon në çerekfinale

Barcelona është krejtësisht ndryshe kur Lionel Mesi është në formë dhe kjo u kuptua shumë mirë sot. Argjentinasi ishte ai që mori skuadrën e tij për dore duke i siguruar një kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve me fitoren 3-1 përballë Napolit.

Goli i shpejtë i Lengle ndihmoi Barcelonën të lunate e qetë në mnutat në vijim ku më pas u shfaq Mesi, i cili me një sllallom të pabesueshëm mes 4 futbollistëve shënoi një gol të jashtëzakonshëm për të dyfishuar shifrat. Përsëri “Pleshti” ishte ai që fitoi penallti në fundin e pjesës së parë, duke lejuar Suarez ta gjuante për golin e tretë. Insinje në fund të pjesës së parë arriti të shkurtonte shifrat me penalltinë e tij.

Në të dytën, Napoli u hodh në fushë shumë më kërkues dhe provoi të shënonte në të gjitha mënyrat, ndërsa Barcelona administronte mirë mnutat. Një gol i anulluar i Milik dhe një shtyllë e Lozano ishin shumë pak për Napolin që të kthente rezultatin dhe u desh të dorëzohej duke mbetur jashtë tetëshes së turneut.

Barcelona-Napoli 3-1 (1-1)
10′ Lengle, 24′ Mesi, 45′ (p( Suarez /45’+5′ (p) Insinje

Barcelona: Ter Shtegen; Semedo, Pike, Lengle, Alba; Serxhi Roberto, De Jong, Rakitiç; Mesi, Suarez, Griezman.jë
Trajner: K. Setien

Napoli: Ospina; Di Lorenco, Koulibali, Manolas, Mario Rui; Fabian Ruiz, Deme, Zielinski; Kajehón, Mertens, Insinje.
Trajner: Xh. Gatuzo