sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Juve e mbyll me humbje, Interi del i dyti. Lacio e katërta me rekordin e Imobiles

Juventusi ka mbyllur këtë edicion të Serisë A me një humbje në shtëpi me shifrat 3-1 përballë Romës, një rezultat i pritshëm duke parë se si trajneri Sarri la pushim pjesën më të madhe te titullarëve.

Kjo humbje e kombinuar me fitoren e Interit 2-0 ndaj Atalantës, bën që zikaltërit të jenë të dytët me vetëm 1 pikë diferencë ndaj skuadrës së Sarrit që festoi titullin një javë më parë.

Lacio duhet të kënaqet vetëm me vendin e katërt, pas humbjes 3-1 ndaj Napolit, ku Çiro Imobiles i mjaftoi goli që shënoi me penallti për të barazuar rekordin e Higuain me 36 gola të shënuar në një edicion.

Ndërsa Milani mundi pa probleme Kaljarin, në një ndehsje ku gjeti rrjetën edhe Ibrahimoviç duke çuar në 10 numrin e rgolave në këtë gjysëm sezoni me kuqezinjtë.

NDESHJET

Atalanta-Inter 0-2
1’ D’Ambrosio, 20′ jang

Milan-Kaljari 3-0
11′ (ag) Klavan, 54′ Ibrahimoviç, 57′ Kastijeho

Juventus-Roma 1-3
7’ Higuain / 23′ Kaliniç, 44′ (p), 52′ Peroti

Napoli-Lacio 3-1
9′ Ruiz, 52′ (p) Insinje, 90’+2′ Politano / 22′ Imobile