sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Egbo zgjon herët lojtarët, me bardheblutë edhe dyshja që nuk ka rinovuar ende

Ditën e djeshme Tirana ka udhëtuar drejt Pogradecit për të nisur fazën përgatitore para ndeshjeve të Kupave të Europës.     Bardheblutë kanë vendosur të stërviten në qytetin liqenor, teksa dje u raportua se disa nga lojtarët bardheblu nuk kishin udhëtuar me ekipin, por kishin qëndurar në kryeqytet për shkak të kontratave të përfunduara.

Mesa duket drejtuesit e kanë zgjidhur këtë problem dhe skuadra tashmë është e plotë dhe po përgatitet e qetë. Egbo duket se dëshiron të shfrytëzojë freskinë e mëngjesit dhe ka vendosur t’i zgjojë shpejt lojtarët dhe t’i vendosë nën urdhëra për t’i tendosur mirë për ndeshjet e Champions League.

Në një video e publikuar rreth orës 8:00 të mëngjesit nga klubi, shfaqen lojtarët teksa kryejnë vrapimet e para në fushë. Në këto pamje shfaqen edhe dy lojtarë, që nuk kanë rinovuar ende me bardheblutë, Kristi Vangjeli dhe Erion Hoxhallari. Të dy janë titullarë të padiskutueshëm për skuadrën dhe mungesa e tyre do të ishte një handikap i madh për Egbo.

Mesa duket klubi dhe lojtarët kanë gjetur dakordësinë për të vazhduar të paktën për Kupat e Europës dhe në ditët në vijim do të vendoset përfundimisht e ardhmja e tyre. Klubi dëshiron të ronovojë dhe po negocion me Hoxhallarin për zgjatjen e kontratës. Ende e paqartë është situata e Kristi Vangjelit, i cili ka luajtur rregullisht dhe ka treguar një nivel mjaft të mirë, por 35 vitet mbi supe na bëjnë të dyshojmë nëse Tirana do i besojë edhe një tjetër sezon.

Ndërkohë gjithçka është e qartë për Kale, i cili ka kontratë edhe për një vit me bardheblutë dhe vazhdon i qetë aventurën e tij me kampionët e Shqipërisë. Në stërvitje janë kthyer edhe Muça e Batha, të cilët rinovuan ditën e djeshme me bardheblutë edhe për një sezon kontratat e tyre. Me skuadrën është edhe afrimi tjetër i kampionëve, Jurgen Vrapi. Ndërkohë, nuk dihet ende se ç’ndodh me Hasanin dhe Osmanin, të cilët kanë përfunduar kontratat e tyre dhe flitet se nuk do të jenë as në Kupat e Europës. /vipsport.al/