sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Debutoi me Juventusin, Vrioni: Ëndërr e realizuar, stimul i madh për tu rritur akoma më shumë

Xhakomo Vrioni është padyshim një nga talentet, ku sulmi i kombëtares do të mbështetet së shpejti. Sulmuesi në merkaton e janarit iu bashkua të rinjve të Juventusit, por cilësitë e tij janë vënë re nga Sarri dhe trajneri italian e ka ftuar vazhdimisht në ndeshjet e ekipit të parë.

Në sfidën e fundit ndaj Romës, të humbur 1-3, që ishte edhe e fundit për bardhezinjtë, Vrioni arriti të hyjë në lojë dhe të debutojë me fanellën bardhezi. Ai u aktivizua nga Sarri në minutën e 79, kur zëvendësoi Gonzalo Higuain. Një moment i paharrueshëm për sulmuesin, i cili u bë nga të paktët shqiptarë, që luan në një ndeshje zyrtare të kampionëve të Italisë.

Gëzimin Vrioni e ka ndarë edhe me mbështetësit e tij në “Instagram”. Sulmuesi ka shpërndarë një video nga momentet e debutimit, ku shkruan: “Një ëndërr që bëhet realitet, një mbrëmje e paharrueshme dhe një stimul i mëtejshëm për të vazhduar të rritem dhe të përmirësohem çdo ditë e më shumë”. /vipsport.al/