sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Uzuni i jep lamtumirën Lokomotiva Zagreb me falënderime: Më ndihmuan të rritem

Kohë lamtumirash për futbollistët shqiptarë që kanë ndryshuar ekip gjatë kësaj vere dhe një prej tyre është edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka mbyllur kapitullin e tij në Kroaci ku ishte pjesë e Lokomotiva Zagreb, për t’iu bashkuar Ferencvarosh në Hungari. Një lamtumirë e bërë në mënyrën më të mirë, pasi në vitin e tij të dytë, ai arriti të siguronte kualifikimin e parë historik të këtij ekipi në Ligën e Kampioneve, siç kujtoi me një postim në Instagram.

“Me këtë postim do të dëshiroja që të falënderoja të gjithë ata në Zagreb që kanë qenë pjesë e udhëtimit tim në dy vitet e fundit.

Dua të falënderoj klubin e Lokomotiva Zagreb që më dha besimin dhe mundësinë që të jem pjesë e këtij klubi për dy sezonet e fundit. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, të gjithë stafin teknik, të gjithë drejtuesit dhe një falëndeirm të madh nga zemra që më ndihmuat të rritem dhe të përgatitem për një tjetër kapitull në karrierën time.

Unë jam shumë i lumtur që mbyll këtë vit me një sukses historik për Lokomotivën që arriti kualifikueset e Ligës së Kampioneve dhe gjithashtu finale e Kupës. Jam i lumtur që kam ndihmuar skuadrën me golat dhe asistet e mi. Sa më shumë fat”, ishte urimi dhe falënderimi i Uzunit në postimin e tij. /vipsport.al/