sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

UEFA shpjegon kualifikueset mes COVID-19, skuadrat shqiptare mund të humbin apo kualifikohen në tavolinë

Tirana, Teuta, Kukësi dhe Laçi presin të mësojnë emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës gjatë kualifikueseve të këtij viti. Por klubet shqiptare, ashtu si klube nga vendet e tjera që marrin pjesë në fazat e para të turneut, rrezikojnë seriozisht që të luajnë në fushë neutral të gjitha ndeshjet e tyre, apo edhe të humbasin sfidat në tavolinë për shkak të kufizimeve në udhëtim apo rregullave të karantinimit si rrjedhojë e COVID-19.

UEFA ka publikuar sot një material që tregon se si do të veprohet me turet kualifikuese të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës që fillojnë këtë muaj dhe ku janë protagoniste katër skuadrat e Superiores. Ajo ka bërë të ditur se që në hedhjen e shortit do të merren parasysh të gjitha kufizimet e lëvizjeve mes shteteve të veçanta apo kërkesa për karantinimin e detyrueshëm në mbërritjen në një shtet të caktuar.

Që në këtë pikë mund të evitohet zhvillimi i ndeshjeve si pritëse në një vend të caktuar, duke i kaluar ato në fushën kundërshtare apo në një vend neutral që nuk ka kufizime të lëvizjeve për skuadrat e të dy vendeve. Nëse një skuadër e caktuar si vendase nuk arrin të organizojë ndeshjen pa kufizime në vendin e saj apo në një vend neutral, atëherë ajo do të cilësohet përgjegjëse për mosorganizimin e ndeshjes dhe do të humbasë sfidën në tavolinë duke u eliminuar pa zbritur në fushë.

Ndaj në varësi të situatës së përhapjes së pandemisë në vendin tonë, klubet shqiptare rrezikojnë që të eliminohen nga aktivitetet pa zbritur në fushën e lojës nëse si pritëse nuk arrijnë që të sigurojnë zhvillimin e ndeshjeve në vendin tonë për shkak të kufizimeve të udhëtimit të kundërshtarëve si rrjedhojë e COVID-19. /vipsport.al/