sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

UEFA nuk u beson gjyqtarëve shqiptarë, asnjë “gradim” për Jorgji & Co.

Arbitrimi vazhdon të jetë një nga problemet e mëdha ne futbollin shqiptar dhe ndonëse FSHF vazhdon që të investojë rreth 1 milionë euro në vit për këtë sektor, hapat para të tij nuk duken. Kjo konfirmohet edhe nga UEFA, e cila nuk i sheh si “cilësorë” bilbilat që drejtojnë në vendin tonë dhe ka lënë në vendnumëro Jorgji & Co.

Kështu, ajo ka përpiluar listat e reja ndërkombëtare për edicionin 2020-2021, sa i përket pjssës së parë të tij deri në fundin e këtij viti kalendarik. Por ndonëse ka pasur ndryshime me rritje në kategori për gjyatarë nga vende të tjera, në dokumentin e siguruar nga VIP Sport rezulton se një gjë e tillë nuk ka ndodhur me shquptarët.

Enea Jrogji mbetet gjyqatar i kategorisë së dytë sipas renditjes së UEFA-s (niveli i tretë për nga radha) e për të nuk parashikohen përsëri që të ketë ndeshje të një vështirësie të lartë në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, në kategorinë e tretë ndërkombëtare mbeten edhe Juxhin Xhaja me Eldorian Hamitin, të cilët janë ende në hapat e parë të tyre në eksperiencat jashtë Shqipërisë e nuk parashikohet që kjo renditje t’u ndryshojë së shpejti.

Nuk ka asnjë ndryshim as për Emanuela Rustën, gjyqtarën e vetme shqiptare me stemë ndërkombëtare e cila mbetet në kategorinë e tretë sipas renditjes së UEFA-s. /vipsport.al/

more recommended stories