sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

UEFA bën lëmsh testimet te Drita. Pozitiv një lojtar që luajti e shënoi, negativ dy të izoluarit

Kaos te Drita në natën para ndeshjes finale të paraeliminatoreve të Ligës së Kampioneve përballë Linfilld të Irlandës së Veriut. Testimet e reja të UEFA-s për COVID-19 i kanë hequr skuadrës kosovare lojtarin më të mirë të gjysmëfinales, Namanin, ndërsa kanë nxjerrë negativë dy lojtarët që kishin munguar në ndeshjee e parë dhe ishin izoluar.

Klubi e ka cilësuar këtë një sjellje me dy standarte të UEFA-s një ditë para finales dhe shunë të pakuptimtë, sidomos për rasitn e Shabanit i cili ishte mbajtur pa të drejtë në izolim.

“E TMERRSHME!

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit, Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gërbeshi që në testin e para dy ditëve ishte pozitiv. Gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy ditëve ka rezultuar negativ, por për shkak të kontaktit me Fidanin është kerkuar nga Uefa që të vetizolohet!

E habitshme se çfarë po ndodh, e habitshme se si Uefa vepron me standarde të dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit Negativ.

Kjo është e pabesueshme se si mund t’i ndodhë një gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!”, shkruante klubi kosovar. /vipsport.al/