sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Udhëton drejt Turqisë me babain e tij, Xhaka pranë firmës me gjigantët e Stambollit

Aventura e Taulant Xhakës te Bazeli duket se do marrë fund këtë verë. Mbrojtësi ka kaluar gjithë karrierën e tij në skuadrën, që e rriti si futbollist (përveç një sezoni si i huazuar te Grasshoper), por duket se tashmë dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë jashtë Zvicrës. Ka fituar gjashtë herë titullin kampion te zviceranët dhe katër herë Kupën dhe tani do të provojë të fitojë medalje të tjera në Turqi.

Beshiktashi është klubi i zgjedhur nga mesfushori për të vijuar karrierën, me turqit që kanë patur vazhdimisht interes për mesfushorin e kombëtares sonë. Kontrata e Xhakës me Bazelin përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe zviceranët mund ta lënë të largohet kundrejt një shifre modeste drejt gjigantëve të Stambollit.

Gjithçka po shkon drejt finalizimit, teksa Xhaka me babain e tij (menaxheri) kanë udhëtuar drejt Stambollit për të diskutuar detajet e fundit. Xhaka largohet pas 12 vitesh si profesionist te Bazeli. Beshiktashi do të jetë aventura e parë e 29-vjeçarit jashtë Zvicrës. /vipsport.al/

more recommended stories