sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

U fol për takim mes agjentit dhe Milanit, në Itali zbulojnë prapaskenat për Rashicën

Milot Rashica këtë verë do të ndërrojë skuadër dhe menaxheri i tij, Altin Lala po punon për të bërë të mundur dëshirën e 23-vjeçarit. Lajpcig ka qenë deri tani kandidati kryesor, por në skenë kanë hyrë edhe skuadra të tjera. Verder Bremen do të paktën 25 milionë euro për Rashicën, ndërsa Lajpcig ofertën më të martë e ka pasur 18 milionë. Kjo situatë e dërgon Lalën të studiojë edhe klubet e tjera, që e duan sulmuesin e kombëtares së Kosovës.

Një prej tyre është Milani, me kuqezinjtë, që po provojnë të nisin një projekt të ri, të bazuar te talentet si Rashica. Milani është gati të japë më shumë se Lajpcig për anësorin dhe ditët e fundit Altin Lala është parë në Milano. Prania e tij në Itali krijoi idenë e një takimi me drejtuesit kuqezi për një marrëveshje të mundshme për transferimin e yllit nga Vushtrria.

Megjithatë, “Milan News” raporton se ka kontaktuar menaxherin Lala dhe e ka pyetur në lidhje me një takim me Maldinin apo Gazidis. Përgjigja e ish-mesfushorit të kombëtares ka qenë negative dhe ai na çon sërish në pikën “zero”, me Rashicën te Verder Bremen dhe mungesën e ofertës së shumë pritur. /vipsport.al/