sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tre lojtarë të kombëtares në TOP100 të Serisë A, njëri mban vendin e 15!

Futbollistët shqiptarë janë kthyer ndër më të spiakturit në elitën e futbollit italian dhe këtë e konfirmon edhe vlerësmi që marrin javë për javë nga mediat përtej Adriatikut për kontributin e tyre. Në sezonin e fundit kanë qenë 8 futbollistë të kombëtares shqiptare shqiptarë që kanë luajtur me klubet e elitës në Italia dhe tre prej tyre janë përzgjedhur në TOP100 të këtij sezoni nga portali “Tuttomercatoweb”, duke marrë për bazë notat mesatare që kanë regjistruar në ndeshjet e këtij edicioni.

Pozicionin më të lartë në listën e më të mirëve e mban Etrit Berisha, i cili renditet në vendien e 15-të në klasifikim. Gardiani shqiptar ka marrë notën mesatare 6,44 për sezonin aktual, duke qenë padyshim një nga portierët më të spikatur të Serisë A falë pritjeve të tij që e kanë bërë shpesh hero te SPAL, edhe pse nuk arriti të evitonte rënien e ekipit nga kategoria.

Vendi i 56 i ka shkuar gardianit tjetër kuqezi, Thomas Strakoshës, i cili ka regjistruar një mesatare note prej 6,21 për këtë edicion. TMW thekson se Strakosha është i besueshëm dhe ka vazhdimësi, siç e tregon fakti se ka regjistruar të njëjtën mesatare që cilësohet e lartë, për të dytin vit radhazi.

Ndërkohë, shqiptari i tretë mes 100 më të mirëve të këtij sezoni është Marash Kumbulla. Zbulimi i edicionit te Verona mban vendin e 75-të me mesataren 6,17 dhe portali në fjalë thekson se ai ka lënë mbresa sidomos deri në periudhën para ndërprerjes së pandemisë e më pas ndoshta është ndikuar disi nga zërat e merkatos.

Ndërkohë, jashtë 100-shes mbeten Gjimshiti, Hysaj, Dermaku, Ndoj e Vrioni, por me futbollistin e Atalantës i cili i afrohet më shumë këtij grupi elite pasi ka pasur një mesatare mbi 6 gjatë këtij edicioni. /vipsport.al/