sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Trajneri i përkohshëm i rivalit të Laçit: Janë të fortë, por i kemi eliminuar 5 vite më parë

Klubi i Keshla, rival i Laçit në turin e parë të Ligës së Europës, e nis edicionin me një trajner të përkohshëm. Zaur Ismajlov është emëruar në vend të Tarlan Ahmadov, i cili u shkarkua nga drejtimi i ekipit edhe pse i siguroi një vend në arenën ndërkombëtare.

Ismajlov ka qenë prej kohësh asistent në radhët e Keshla e për këtë arsye, është vendosur që t’i besohet përkohësisht roli i trajnerit të parë në ekip. Ndaj ai do të jetë personi që do të përgatitë ndeshjen me skuadrën e Laçit, të cilën e ka pasur si rivale edhe disa vite më parë, kur ky klub quhej Inter Baku.

“Të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Eksperienca jonë në turnetë europiane tregon se duhet të përgatitemi seriozisht për çdo skuadër. 5 vite më parë ne luajtëm kundër Laçit dhe ishim në gjendje që t’i mundnim. Kemi filluar të analizojmë që tani lojën e kundërshtarëve dhe e dimë që ata kanë një sulm të fortë dhe lojtarë të huaj të mirë”, deklaroi Ismajlov. /vipsport.al/