sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Trajneri i Lokomotiva Zagreb, elozhe për “bandën e shqiptarëve”: Lojtarët ideal, ja si i gjejmë në Shqipëri

Lokomotiva Zagreb ka përjetuar suksesin më të madh në historinë e saj, duke u shpallur nënkampione në Kroaci dhe duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Një arritje e madhe për një klub i cili mbijeton falë zbulimit dhe vlerësimit të talenteve. Pjesë e këtij suksesi janë padyshim edhe shqiptarët e shumtë që që ka pasur në përbërje ekipi. Uzuni, Çokoaj, Mersinaj, Tuci dhe Kastrati kanë qenë të gjithë protagonist të këtij edicioni historik dhe trajneri Goran Tomiç u ka thurur elozhe atyre në një intervistë në mediat kroate.

“Ata na kanë kënaqur të gjithëve, janë lojtarët ideal për çdo trajner. Këta djem shpërthejnë nga energjia, nuk flasin shumë, japin 100% në çdo stërvitje. Ata përshtaten në dhomat e zhveshjeve, janë djem që përmbahen, kanë ende rregullat e rritjes me vlerat e duhura. Ata respektojnë më të vjetrit, mbajnë shishet, topat, çfarëdo që duhet në stërvitje, dhe në stërvitje, me të vërtetë janë shpërthyes”, tha trajneri për pesë shqiptarët që ka stërvitur, duke treguar se si funksiononte skautimi kaq i mire në futbollin shqiptar.

“Besnik Prenga dhe Jurica Çabraj shkojnë në Shqipëri, ndjekin dhe kontrollojnë gjithçka atje. Ata i bashkuan këta lojtarë. Dhe ne nuk kërkojmë lojtarë për ndonjë pozicion specifik, por çdo gjë që ka cilësi. Në fund, ne sollëm një mbrojtës, mesfushorë, lojtarë krahu, sulmues… ata shënuan shumë për Lokomotivën”, tha trajneri Ii cili pranon se do të ndjejë mungesën e Uzunit e Kastratit që kanë mbajtur peshë të rëndësishme në sulmin e skuadrës.

“Është e padiskuteshme që po humbasim pjesën më të fortë të ekipit, pasi Kastrati e Uzuni na kanë sjellë 20 gola e asiste në sezon secili. Është e vështirë që të zëvendësosh një cilësi të tillë. Por do të afrojmë lojtarë të rinj, çështja është nëse do të arrijnë të përshtaten kaq mirë. Ne besojmë se po, që të jemi konkurrues edhe vitin e ardhshëm. Gjatë gjithë sezonit jemi shquar për shpejtësi dhe fuqi, tani po humbasim lojtarë me këto karakteristika, ndaj duhet të gjejmë zgjidhje të reja. Më vjen keq që këtij sezoni po i vjen fundi, është e vështirë ta pranoj që kjo histori po shkon drejt fundit”, tha trajneri i cili po përgatist skuadrën për finale e Kupës që luan sonte në darkë kundër Rijekës. /vipsport.al/