sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Trajneri i Dinamos, Çketiani: Tirana ekip me traditë, shqiptarët nuk dorëzohen kurrë

Tirana ditën e sotme mësoi kundërshtarin e raundit të parë eliminator të Champions League. Kundërshtari është Dinamo Tbilisi dhe ndeshja do të zhvillohet në Gjeorgji mes datave 18/19 gusht. Në lidhje me Tiranën ka folur trajneri i Dinamo Tbilisit, Kakaber Çketiani. Ai në të shkuarën është përballur me një skuadër shqiptare kur drejtonte Torpedo Kutaisi.

Kukësi ka qenë kundërshtari i trajnerit në Europa League. Në ndeshjen e parë gjeorgjianët fitonin 2-5 dhe në ndeshjen e dytë Kukësi i afrohej kualifikimit duke fituar 2-0. Çketiani e vlerëson në maksimum Tiranën dhe tregon se kanë disa të huaj cilësorë në organikë.

“Kemi mësuar së fundmi kundërshtarin tonë dhe me informacionet e mbledhura, bazuar mbi to, mund të themi është një ekip i mirë dhe me përvojë. Ata lanë pas tyre Kukësin në kampionat, një ekip i njohur për ne. Përveç kësaj, ata kanë shtatë të huaj në ekip, përfshirë një anglez, një brazilian dhe një argjentinas. Tiranës nuk i mungon as tradita, pasi është klubi më i titullar në Shqipëri.

Në të shkuarën kam luajtur dhe kam fituar kundër një ekipi shqiptar. Tirana ka stil tjetër loje. Ajo që kam mësuar kundër skuadrave shqiptare, është se nuk duhet të ndalesh edhe pasi ta fitosh ndeshjen e parë. Ata janë të aftë të luajnë edhe në ndeshjen e dytë dhe ta kthejnë gjithë skenarin.

Tani është me një ndeshje dhe duhet ta kalojmë atë, pasi përfaqësojmë jo vetëm Dinamon dhe Tbilisin, por gjithë Gjeorgjinë. Është diçka e keqe që nuk do t’i kemi tifozët në krah, pasi ata janë një motivim shtesë dhe burim emocionesh për futbollistët. Sidoqoftë është mirë që po luajmë në shtëpi dhe nuk do të kemi nevojë të udhëtojmë dhe të përshtatemi me një mjedis të ri”, u shpreh trajneri i gjeorgjianëve. /vipsport.al/