sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tirana “zien”, te bardheblutë regjistrohet një tjetër sherr, protagonist Ngo

Tirana e këtij sezoni është shpallur kampion, por situatat kanë patur luhatje jo të vogla. E nisën keq dhe patën ulje të mëdha, duke përfunduar në vendin e tetë, pas ndërrimit të dy trajnerëve (Mema, Ahmataj). Më pas erdhi shpërthimi me Egbo, që solli entuziazëm të madh në kampin bardheblu, deri në momentin e dyshimeve për trukim të ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Bylisit.

Para ndeshjes së djeshme finale të Kupës ndaj Teutës u regjistrua një sherr mes Kobina dhe Morinës. Dy lojtarët goditën dhe shtynë njëri-tjetrin, por në fund ndërhyrja e Egbo dhe e stafit bëri që gjithçka të qetësohej dhe t’i rikthehej normalitetit. Por qetësia zgjati shumë pak.

Mësohet se në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes finale të Kupës ka ndodhur një tjetër sherr. “Abc News” raporton se sherri ka patur protagonistë kapitenin Erando Karabeci dhe sulmuesin Majkëll Ngo. Zënka ka degraduar në goditje fizike ndaj njëri-tjetrit, teksa mësohet se është dashur ardhja e presidentit Halili në dhomat e zhveshjes për të qetësuar situatën. Kjo ngjarje komplikon shumë qëndrimin e Ngo te Tirana.

Sulmuesit i ka përfunduar kontrata dhe menaxheri i tij u shpreh se klubi nuk ka bërë ofertë. Mbetet të shihet nëse Halili dhe Laçi do ta ndërmarrin këtë hap pas kësaj ngjarje, kur kujtojmë se Ngo është lojtari, që ka kontribuar më shumë në sulmin bardheblu. Megjithatë harmonia në grup është e rëndësishme dhe anglezi ka qenë shpesh protagonist në sherre të ndryshme. /vipsport.al/

more recommended stories