sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tirana zbulon katër kundërshtarët e mundshëm në short, priten duele të vështira

Skuadra e Tiranës do të mësojë nesër emrin e kundërshtarit të saj të mundshëm në Ligën e Kampioneve, në shortin e fazës së parë të aktivitetit. Skuadra bardheblu ka mësuar që tani nga UEFA se cilët do të jenë katër kundërshtarët që janë ndarë në vazon që ajo do të ketë përballë.

Në bazë të ndarjes që ka bërë UEFA, duke marrë për bazë pozitat gjeografike por edhe situatën me kufizimet apo jo të udhëtimeve për COVID-19, bardheblutë do të ndeshen me njërën mes Astana të Kazakistanit, Karabak të Azerbajxhanit, Dinamo Tbilisi të Gjeorgjisë dhe  Makabi Tel Aviv të Izraelit.

Të gjithë janë emra të njohur për futbollin shqiptar, skuadra me të cilat ekipet e Superiores janë ndeshur e me disa prej të cilave kanë përjetuar edhe fitore historike. Për më tepër, Makabi Tel Aviv është skuadra e fundit me të cilën Tirana është ndeshur në Europë, në vitin 2017, kur u përball me të në turin e parë eliminator të Ligës së Europës. /vipsport.al/