sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tirana u jep lamtumirën zyrtarisht 6 futbollistëve, mes tyre mungon emri më i rëndësishëm

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar sot “divorcin” me disa prej pjesëtarëve të saj të vitit të fundit, duke konfirmuar njëkohësisht larigmine  6 lojtarëve. Të gjithë ishin kryesisht emra të cilët kanë luajtur pak ose aspak në këtë sezon, duke qenë më shumë alternativa në stol, për të filluar nga kapiteni Karabeci, e vazhduar me Hasanin, Bakajn, Dungën, Sidiben e Morinën.

Ndërkohë, duket se klubi vazhdon të mbajë shpresa se Majkëll Ngo mund të ndryshojë mendje e të rinovojë me bardhbelutë pasi nuk e ka përfshirë anglezin që u bë lojtari më i rëndësishëm i sezonit të fundit në repartin e sulmit në listën e këtyre lamtumirave. Aty mungon edhe emri i Tefik Osmanit, që do të thotë se as për lojtarin nuk është vendosur ende përfundimisht nëse do të vazhdojë bardheblu apo do të largohet.

NJOFTIMI

KF Tirana falenderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim.