sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tirana po punon për të përmirësuar sulmin, gjen zëvendësuesin e Ngo

Shumë lojtarë janë larguar dhe Tirana ka nevojë për të mbuluar boshllëqet e lëna. Majkëll Ngo duket se e ka mbyllur me Tiranën dhe bardhebluve u duhet të ndërhyjnë në merkato për të sjellë një sulmues po aq të aftë sa anglezo-nigeriani. Kampionët duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e Ngo dhe do të jetë sërish një afrikan.

Derrik Sasraku ka gjetur akordin me drejtuesit bardheblu dhe shpejt do të zbarkojë në Tiranë për të firmosur kontratën e re, për të nisur aventurën e tij të parë në Europë. 26-vjeçari luan në majë të sulmit, por aftësitë e tij i japin mundësi të mbulojë edhe krahun e djathtë të ofensivës.

Tirana është interesuar edhe dy vite më parë për Sasrakun, por bardheblutë e humbën garën për të për shkak se e bleu një nga skuadrat më të mëdha në Tunizi, Klub Afrikain për shifrën e 138 mijë eurove. Tashmë Sasraku është lojtar i lirë dhe Tirana e ka patur më të thjeshtë për të mbërritur te ai. Sezonin e fundit Sasraku e zhvilloi në Ganë, atdheun e tij, ku u aktivizua me Medeama.  /vipsport.al/