sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tirana nuk përfitoi asnjë para prej tij, zbulohet paga e Albi Dokës në Kroaci

Albi Doka pas më shumë se një dekade në klubin e Tiranës vendosi të largohej dhe e bëri këtë pasi kishte mbushur 23 vjeç (pas kësaj moshe FIFA nuk parashikon taksë formimi), kur bardheblutë nuk mund të nxirrnin asnjë të ardhur nga largimi i tij.

Mbrojtësit i mbaroi kontrata këtë verë dhe vendosi të bashkohej në një klub ndoshta me përmasa më të vogla se Tirana, por që luan në një ligë më të fortë dhe të ndjekur nga skautët e skuadrave të mëdha europiane, siç është ajo kroate.

Shkoi pa e shpenzuar aspak Goricën, por sa është paga e Albi Dokës te kroatët? Mbrojtësi i djathtë ka firmosur kontratë për katër vite me Goricën dhe do të përfitojë 7500 euro në muaj. Ai do të mbajë numrin e tij të dëshiruar, 17-ën dhe do të jetë një nga të privilegjuarit e klubit kroat.

Sezonin e fundit Gorica u rendit në vendin e gjashtë, pa mundur të zërë një vend në Kupat e Europës, ku Doka do të kishte patur mundësinë të reklamonte më shumë aftësitë e tij. /vipsport.al/