sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tirana e gjen Dinamon në moment të mirë, ka luajtur nëntë javë kampionat dhe kryeson

Dinamo Tbilisi do të jetë kundërshtari i Tiranës në raundin e parë të eliminatoreve të Champions League. Skuadra nga Gjeorgjia është më e titulluara në vendin e saj, me 17 tituj të fituar dhe kampione në fuqi. Edhe në sezonin e ri ata janë favoritë absolutë për tu shpallur kampion dhe gëzojnë një formë mjaft pozitive.

Në Gjeorgji klima është e ndryshme nga vendi ynë dhe sezoni atje nis më shpejt. Dinamo Tbilisi ka luajtur nëntë javë në kampionatin vendas dhe mban vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, duke regjistruar 5 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Një fakt, që mund t’i gëzohet Tirana është forma e dobët e dy ndeshjeve të fundit, ku ata kanë arritur të marrin një humbje dhe një barazim.

Nga ana tjetër fakti që kampionati atje ka nisur prej kohësh, do të thotë se kundërshtarët e bardhebluve kanë arritur ritmin e duhur dhe janë gati për ndeshje të tilla. Ndryshe mund të themi për Tiranën, e cila para një jave mbylli sezonin dhe skuadra po përballet me largime e ndryshime të shumta.

Bardheblutë aktualisht po stërviten në Pogradec. Atje do të qëndrojnë pesë ose gjashtë ditë, për të udhëtuar më pas drejt Gjeorgjisë, ku do ndeshen me Dinamo Tbilisi në një ndeshje teke. Kjo përballje do të luhet mes datave 18/19 gusht dhe orari do të përcaktohet në një moment të dytë nga UEFA. /vipsport.al/