sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Teuta ndaj Beitar Jeruzalem, Martini për VIP Sport: Rival i fortë me “bonus”, po studiojmë kundërshtarin

Edi Martini e pranon që do të kishte preferuar që shorti i Ligës së Europës ta vinte përballë një ekipi tjetër e jo Beitar Jeruzalem, siç e përcaktuan goglat në Nion të Zvicrës. Tekniku i Teutës tregon për VIP Sport se tashmë po studion kundërshtarin që ka përballë me qëllimin për të bërë sa më mirë.

“Është një short i komplikuar ndaj një skuadre të një kampionati shumë të fortë. Pasi mësuam shortin po fillojmë të studiojmë kundërshtarin që të jemi sa më të përgatitur për këtë ndeshje. E pranoj se preferenca ishte tjetër, do të kisha dashur që të luanim ndaj ekipeve malazeze, por ky ishte shorti e tani duhet të bëhemi gati.

Nuk do të jetë e thjeshtë, bonus është që luajmë në vendin tonë, duke eliminuar udhëtimet e probleme që vijnë me të në një periudhë të tillë. Por do të jetë një përballje e fortë, me një kundërshtar cilësor.

Nga ana jonë shpresoj të jemi gati me të gjithë futbollistët, do të mundohemi të bëjmë edhe lëvizje në merkato për të zëvendësuar largimet. Shpresojmë të zgjidhim sidomos atë të Kallakut i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për ekipin“, u shpreh trajneri shkodran. /E.Kuka/vipsport.al/