sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Teuta më “e goditura” nga fati, njihuni me kundërshtarët e skuadrave tonë në Europa League

Kundërshtari i Laçit në raundin e parë eliminator të  Europa League është skuadra nga Azerbajxhani, Keshla. Nuk është në nivelin e skuadrave gjigante të këtij vendi, por edhe ky klub ka mjaft histori. Ata kanë arritur të fitojnë dy herë kampionatin në Azerbajxhan në vitin 2008 dhe 2010, teksa në 2017 kanë mundur të fitojnë trofeun e parë të Kupës së Azerbajxhanit.

Një fakt që favorizon Laçin është se në Azerbajxhan futbolli është mbyllur para kohe dhe Keshla e regjistron ndeshjen e fundit në muajin mars, ku është mundur 2-0 nga Karabak. Megjithatë, kurbinasve do i duhet të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, çka e shton jo pak vështirësinë e tyre. Përsa i përket vlerës në merkato Keshla vlerësohet rreth 4.6 milionë në “Trasnfermarkt”, ndërsa Laçi rreth 3 milionë euro.

Nga ana tjetër Kukësi do të luajë në shtëpi, por shorti i ka vënë përballë një nga skuadrat më me traditë në Bullgari. Slavia Sofia është fituese e tetë titujve kampion dhe 13 Kupave të Bullgarisë. Kanë një vlerë prej 5 milionë eurosh në merkato, kundrejt 3.85 milionë të Kukësit dhe janë renditur të pestët në kampionat sezonin e fundit. Trofeun e fundit të fituar e regjistrojnë në vitin 2018.

Kukësi favorizohet vetëm nga fakti se s’do i duhet të udhëtojë, por do i presë bullgarët në stadiumin “Air Albania”. Teuta, ashtu si verilindorët, do të luajë në shtëpi dhe përballë do të ketë izraelitët e Beital Jerusalem. Një short shumë i vështirë për durrsakët, që do ndeshen me një skuadër ndjeshëm më të pasur se ata. Beitar vlerësohet 12.3 milionë euro në merkato, ndërsa Teuta sa çereku i kësaj shume.

Beitar është një klub me mjaft histori, pasi ka mundur të fitojë gjashtë herë kampionatin izraelit, shtatë herë Kupën e këtij vendi dhe dy herë Superkupën. Një përballje shumë e komplikuar për Teutën, që mund të themi se është më e disfavorizuara nga shorti, përsa i përket skuadrave shqiptare. /vipsport.al/