sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Teuta fiton Kupën, në Korçë dëshpërohen më shumë se Tirana finaliste

Teuta është kthyer pas shumë vitesh të festojë një trofe në futbollin shqiptar, por jo për të gjithë ky ka qenë një lajm i gëzuar. Ata që e kanë vuajtur ndoshta më shumë se Troana finaliste humbëse, kanë qenë protagonistët e skuadrës  së Skënderbeut, të cilët panë t’u ikte nga duart mundësia për të shlyer një tjetër vit nga dënimi i UEFA-s.

Skënderbeu mbylli kampionatin në vendin e katërt në Kategorinë Superiore dhe nëse Tirana do të triumfonte pas kampioantit edhe në Kupën e Shqipërisë, atëherë ekipi korçar do të ishte skuadra që do të regjistrohej si fitues i të drejtës sportive për të marrë pjesë në Ligën e Europës. Në pritje të vendimit të Gjykatës Federale, në këtë mënyrë korçarët do të shlyernin një tjetër vit nga dënimi me 10 pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare që u ka caktuar UEFA dhe u ka lënë në fuqi KAS i Lozanës. Një vit më pak vuajtje nëse konfirmohet dënimi edhe nga Gjykata Federale në Zvicër.

Por me suksesin e Teutës, kjo e fundit siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës si fituese e Kupës, ndërsa Kukësi e Laçi nëpërmjet kampionatit. Kësisoj, vendi i katërt i Skënderbeut bëhet i pavlefshëm sa i përket pjesëmarrjeve europiane e korcarët nuk mund ta shfrytëzojnë për të ulur me një tjetër vit atë që është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë nga UEFA. /vipsport.al/