sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Teste te tjera dhe 2 konfirmime te Gjilani, përgatitje të përgjysmuara për Europën

Klubi i Gjilanit po përgatitet në mënyrë të pazakontë për pjesëmarrjen në turin paraeliminator të Ligës së Europës. Kur e ndajnë pak ditë nga ndeshja, skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani po bën përgatitje të përgjysmuara për shkak të COVID-19.

Rastet e shumta mes lojtarëve dhe stafit të klubit bënë që Gjilani të kryente testime edhe një here për t gjithë skuadrën dhe sot ka marrë përgjigje duke konfirmuar një lojtar e një pjesëtar të stafit të infektuar nga virusi.

“Sport Club “Gjilani” informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtar i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.

Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpit e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.

Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pene në San Marino.

Sport Club “Gjilani” falenderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar”, shkruhej në komunikatën e klubit rreth kësaj situate të pazakontë në të cilën po përgatitet për pjesëmarrjne e parë në aktivitetin ndërkombëtar. /vipsport.al/