sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Teste për koronavirusin para ndeshjeve të UEFA-s, klubet shqiptare do i bëjnë në Shkup

UEFA nuk do t’i lërë asgjë rastësisë sa i përket zhvillimit të ndeshjeve në aktivitetet e saj dhe ka përcaktuar një protokoll sigurie shëndetësore sa u përket skuadrave që do të marrin pjesë. Një pikë e rëndësishme e protokollit janë edhe testaet për COVID-19 që duhet të kryejnë ekipet 48 orë para sfidës, të cilat duhet të jenë të detyrueshme.

Për të shmangur problemet e burokracitë, UEFA ka nënkontraktuar vetë një laborator të njohur gjerman për të kryer testat te të gjitha skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Europës, duke mos ua lënë përgjegjësinë autoriteteve publike pasi nuk ka besim të plotë ta ato sa i përket shpejtësisë së dhënies së rezulateteve dhe efikasitetit.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shpjeguar se një nga filailet e këtij laboratori është qendra që do të operojë në Ballkan dhe aty do të testohen të gjitha skuadrat e rajonit.

“Sa i përket testeve, ato janë të detyrueshme dhe klubet e kanë të njohur formën dhe rrugën e UEFA-s. UEFA ka kontraktuar një laborator gjerman, “Synlab”, i cili është i shpërndarë me nënkontraktor në gjithë Evropën. Për ne në Ballkan selinë e ka në Maqedoni, në Kosovë nuk ka. Të gjitha klubet nga Kosova që do ta përfaqësojnë shtetin tonë në ndeshjet ndërkombëtare do të jenë të obliguara që testet t’i bëjnë atje. Edhepse IKSHPK-ja është shprehur e gatshme t’i bëjë testimet, klubet e kanë pranuar këtë adresë nga UEFA dhe kjo është çështje e përfunduar nga UEFA. Adresa e “Synlab” për ne është dega në Shkup dhe testimi do të jetë i organizuar dhe i monitoruar”, deklaroi Ademi për “Gazeta Olle”.

Në këtë situatë, edhe klubet e Superiores që marrin pjesë në garat europiane e më pas edhe përfaqësueset kuqezi, do t’i nënshtrohen të njëjtit protokoll, me përfaqësues të laboratorit në Shkup që do të vizitojnë vendin tonë për të bërë testimet e lojtarëve e për të treguar nëse ndonjë prej tyre rezulton pozitiv, duke i ndaluar pjesëmarrjen në ndeshje. /vipsport.al/