sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Telashet e Et’hemit me Kukësin, polakët “mbrohen” nga FIFA: Vetëm vizita, nuk ka firmë

Situata e Valon Et’hemit ka ndryshuar në mënyrë drastike brenda pak ditësh dhe për të mund të ketë probleme ligjore në varësi të asaj që do të vendosë FIFA: Kjo është arsyeja pse klubi i Zaglebie Lubin që kishte vendosur të firmoste me lojtarin, ka frenuar tentativën e vet për një kontratë me futbollistin.

Mesfushori i talentuar shpresonte që këtë verë të ndryshonte skuadër dhe të provonte veten në një kampionat më të fortë. Por Kukësi ka pretendimet e veta dhe nuk lejon lojtarin të largohet qetësisht, duke e kërkuar të jetë i pranishëm të paktën për Ligën e Europës. Një situatë që me sa duket do të përfundojë në dyert e FIFA-s e ka bërë që polakët e Zaglebie Lubin të ndalen nga firma me lojtarin pikërisht në momentin e fundit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Zaglebie Lubin ka deklaruar se lojtari ka kryer vizitat mjekësore, por nuk ka hedhur ende firmën në kontratë, duke lënë gjithçka të hapur, një postim i cili “mbron” polakët nga ndonjë vendim i mundshëm penalizues i FIFA-s, pasi mund të cilësohen skuadër e cila ka firmosur më një lojtar nën kontratë. Ndaj me këtë postim, klubi ka sqaruar situatën e vet, duke lënë kështu Et’hemin që të zgjidhë çështjen me Kukësin para se të ulet në tavolinë për të firmosur marrëveshjen mes palëve. /vipsport.al/