sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tekniku i ri i Vllaznisë, Brdariç: Nuk them fjalë të mëdha, ju premtoj se do jemi garues

Tomas Brdariç u prezantua ditën e sotme si trajneri i ri i Vllaznisë. Gjatë prezantimit të tij ai ishte i shoqëuar nga stafi teknik: Elvis Plori, Ideal Lekiqi dhe Safet Osja. I pranishëm ishte edhe drejtori sportiv, Matko Djarmati. Trajneri i ri mbajti fjalën e tij sot, ku u rezervua të thonte objektiva konkretë, por premtoi se do punojë fort për të ndërtuar një skuadër garuese për sezonin e ardhshëm.

“Së pari faleminderit, Alban Xhaferit, kryebashkiaken Voltana Ademi, Suadit, për shansin e dhënë. Do punojmë të çojmë Vllazninë përpara. I di pritshmëritë dhe jemi në të njëjtin linjë. Jam i sigurt se do jemi garues për sezonin e ardhshëm. Nuk kemi shumë kohë të përgatisim gjithçka. Duhet të nisim që tani dhe të shohim përpara. Faleminderit për besimin Matkos. Ditët e fundit më kanë ndihmuar shumë njerëz dhe i falënderoj.

Kam ardhur të ndërtoj një ekip dhe ta zhvilloj atë. Duhet të kemi durim për punën. Nuk është koha për fjalë të mëdha, është kohë për punë. Duhet të punojmë fort dhe kjo është e rëndësishme. Për këtë kam ardhur. Është shumë e rëndësishme të kemi besim. Do provoj të sjell një energji të re për ju dhe stafin tim. Më pëlqen disiplina, është një nga gjërat kryesore. Gjithashtu duhet besueshmëri mes nesh.

Nëse punojmë si dua unë, jam i sigurt që do të kemi sukses. Do provojmë të luajmë një futboll të shpejtë. Më pëlqejnë ata që luajnë për ekipin dhe i mbështes të gjithë lojtarët, që mendojnë njëlloj si unë. Duhet vetëm të mendojmë pozitivisht. Do jap gjithçka nga vetja. E di ku kam ardhur, por duhet të shohim përpara. Nuk më intereson e shkuara. Kam ardhur të bëj diçka të re”, u shpreh Brdariç në prononcimin e tij të parë si trajneri i Vllaznisë. /vipsport.al/