sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Të presë Pirlon apo në Serinë B? Dilema e madhe e sulmuesit të përfaqësueses shqiptare

Mbyllja e këtij sezoni për Xhakomo Vrionin ka qenë ndër më të mirat e mundshme. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare arriti që të fitonte Kupën e Serisë C me ekipin U23 të Juventusit e më pas, pati fatin që në javën e fundit të debutonte në Serinë A me bardhezinjtë.

Por tani është koha e vendimeve dhe Vrioni ka një të tillë të rëndësishëm për të marrë. Lojtari është jashtë kuote te Juventusi U23, që do të thotë se ka kaluar moshën për t’u regjistruar rregullsiht si pjesë e kësaj skuadre e mund të luajë me të vetëm si shtesa mbi moshë që lejohen nga rregulloret. Për ta mbajtur në radhët e bardhezinjve apo jo, do të vendosë Andrea Pirlo, trajneri i ri i Juventusit U23 i cili në këtë skuadër nis karrierën e tij në pankinë.

Megjithatë, për Vrionin nuk mungojnë alternativat, pasi skuadra të Serisë B kanë piketuar futbollistin shqiptar, Sipas mediave italiane, për sulmuesin ka interesim konkret nga Piza e Askoli, të gatshme ta marrin atë në huazim dhe t’i japin mundësinë që të luajë më rregullisht në Serinë B, pa harruar këtu Palermon që e monitoron nga Seria C.

Tashmë Vrioni ka një vendim për të marrë, nëse do të presë gjykimn e Pirlos dhe përfshirjen e mundshme si jashtë kuote te Juventus U23 që luan në Serinë C, apo të mendojë për të luajtur me skuadrat e Serisë B në edicionin e ardhshëm ku ai do të tentojë të sigurojë një vend më të rëndësishëm edhe në radhët e përfaqësueses shqiptare. /vipspoert.al/