sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Të gjithë duan talentin e Real Madrid, Çelsi “ulet” në tavolinë me ofertë konkrete

Sergio Reguilon është një nga lojtarët më me cilësi që Real Madrid ka në pronësi, por ardhja e Ferland Mendi e detyroi spanjollin të largohej drejt një tjetër destinacioni, me drejtuesit që e zgjidhën me një huazim njëvjeçar te Sevija. Periudha e këtij huazimi ka marrë fund dhe Sevija është shumë e kënaqur me të dhe po bën çmos ta mbajë në skuadër.

Megjithatë, nga Anglia raportojnë se 23-vjeçari dëshiron një kalim në Premier Ligë, ku e duan Mançester Junajtid, Totenhem dhe Everton. Përveç këtyre në skenë ka hyrë Çelsi, i cili këtë merkato është shdërruar në një “kanibal”, duke marrë çdo lojtar që dëshiron.

Raportohet se drejtoresha sportive e bluve, Marina Granovskaia ka hyrë menjëherë në bisedime me Real Madrid në lidhje me një transferim të mbrojtësit të djathtë. Spanjollët nuk janë të bindur nëse duhet të heqin dorë përfundimisht nga Reguilon, por Çelsi është i hapur edhe për huazimin. Nëse Real vendos ta shesë, mësohet se londinezët kanë gati 25 milionë euro për të fituar shërbimet e spanjollit të talentuar. /vipsport.al/