sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Të dielën luajnë ndeshjen më vendimtare të sezonit, Vllaznia grumbullohet para Besëlidhjes

Vllaznia do të luaj fatet e saj për të qëndruar në Kategorinë Superiore ditën e diel përballë Besëlidhjes. Shkodranët nuk mundën të shmangnin renditjen në pozicionin e tetë, e në këtë formë nuk e kanë të sigurt qëndrimin në elitë dhe duhet të luajnë play-off përballë lezhjanëve.

Ndeshja e së dielës në Loro Boriçi është tejet e rëndësishme, ndaj kuqeblutë janë grumbulluar para takimit me të besuarit e trajnerit Plori. Kjo si një formë për të shtuar më shumë përqëndrimin, në mënyrë që ekipi të jetë sa më gati.

Kujtojmë se ndeshja me Besëlidhjen është një sfidë teke, pra gjithçka do të vendoset në 90 minuta ose më shumë, ndërkohë që lezhjanët në këtë sezon kanë provuar edhe të kenë sadopak eksperiencë me skuadrat e Superiores duke qenë se në Kupë janë ndeshur me Partizanin (i eliminuan) e Tiranën, ndaj Vllaznia është e paralajmëruar. /VipSport.al/