sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Strategjia e gomave funksionon, Verstapen mund makinat Mercedes

Strategji gomash dhe përllogaritje e temperaturës më të lartë në pistë. Kjo ishte mënyra se si Maks Verstapen arriti sot të mposhtë Luis Hemilton dhe Valteri Botas, për të fituar Çmimin e Madh të 70 vjetorit të Formula 1 në Slverston. Mënyra se si ai zgjodhi të niste garën, me gomat e forta, i dha suksesin holandezit, ndërsa Hemilton ia doli që në fund të kalonte shokun e skuadrës, i cili e kishte nisur nga pole position garën.

Në fillim, Botas u tregua i aftë t’i mbante të gjithë prapa, por Verstapen ishte dukshëm më i shpejtë se të tjerët duke i rrëmbyer vendin e tretë Hulkenberg. Sulmet e tij ndaj Hemilton detyruan Mercedes të ndërhynte duke futur dy pilotët në bokse për të marrë gomat e forta, duke i dorëzuar kreun Verstapen.

Ai nuk uli ritmin edhe kur rivalët e tij kishin goma të njëjta dhe më të freskëta, duke vazhduar të fitonte kohë ndaj tyre e rriturdistancën. Situata vazhdoi deri në xhiron e 26 me këto goma dhe kur i ndërroi duke përdorur ato medium, doli mënjeherë pas Botas. Piloti i Red Bull nuk vonoi të parakalonte makinën Mercedes, duke krijuar menjëherë distancë sigurie.

Ndërrimet e tjera të gomave e panë atë përsëri të parin me Botas ndjekës, ndërsa Hemilton, pas një gabimi, u detyrua të futej dhe të ndryshonte gomat e tij që ishin konsumuar, duke dalë pas Leklerk që zgjodhi strategjinë me një pit stop. Ai kaloi Ferrarin e më pas u vu në ndjekje të shokut të skuadrës duke e arritur në xhiron e 48 dhe parakaluar atë pas një dueli që nuk zgjati shumë.

Por Verstapen ishte shkëputur shumë dhe shkoi i qetë drejt finishit me dy makinat Mercedes pasi tij e Leklerk i cili jashtë çdo parashikimi mori vendin e katërt. Albon me Red Bull tjetër doli në vendin e pestë, i ndjekur nga Stroll, Hulkenberg, Okon, Norris dhe Kviat që plotësuan dhjetëshen e parë. Ndërkohë, Fetel vazhdon të gabojë dhe sot bëri një tjetër dalje nga pista që e penalizoi dhe e la jashtë zonës së pikëve. /vipsport.al/