sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Strakosha pa zëvedësues, Tare mendon t’i sjellë portierin e PSG

Tomas Strakosha këtë sezon është lojtari me më shumë minuta në Serie A dhe kjo jo pa shkak. Lacio këtë sezon nuk ka patur në dispozicion një portier të aftë për të luftuar me Strakoshën dhe Inzagi nuk e ka menduar kurrë të lërë pushim yllin e kombëtares sonë. Sezonin e ardhshëm situata mund të ndryshojë. Portieri i dytë aktual, Silvio Proto do të largohet dhe Tare po shikon për të sjellë një tjetër gardian.

“Il Mesaggero” raporton se Sergio Riko është alternativa për të cilën drejtuesit italianë po punojnë. 26-vjeçari këtë sezon është aktivizuar në Ligue 1 me PSG, si i huazuar nga Sevija. Kjo e fundit nuk e ka në plane spanjollin dhe dëshiron ta shesë. Lacio është në bisedime me Sevijan mbi një marrëveshje të mundshme.

Me ardhjen e Rikos, Strakosha do të ketë më shumë konkurrencë dhe pritet që spanjollit t’i besohen ndeshjet e Kupës. Vlera e Rikos në merkato, sipas “Transfermarkt” është tetë milionë euro. Në rast të dështimit të operacionit për Rikon, alternativat e tjera të Lacios janë: Alesio Kranjo, Alberto Paleari dhe Andrea Konsili. /vipsport.al/