sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Solli miliona euro në Korçë, drejtori Fakiç diskuton divorcin me Skënderbeun

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë vendosi të lërë në fuqi dënimin e rëndë ndaj Skënderbeut me 10 kualifikime në Europë dhe korçarët pritet të përballen me largime të shumta, ashtu siç kanë bërë deri më tani. Nga klubi janë larguar trajneri Daja, Bregu, Koliçi, Jashanica apo Dita, teksa ikjet akoma nuk kanë marrë fund dhe mund të largohen edhe drejtues.

Drejtori sportiv i klubit, Haris Fakiç mund të lërë Skënderbeun. Gjatë këtyre viteve ai ka treguar aftësi të mëdha në zgjedhjen e lojtarëve dhe ka mundur t’i bëjë të mundur klubit të sjellë në Korçë talente të mëdha, që më pas janë shitur dhe kanë gjeneruar miliona euro.

Megjithatë, fuqia dhe motivi i Skënderbeut tashmë ka rënë dhe Fakiç mund të jetë në kërkim të një eksperience më sfiduese dhe prestigjoze. “Gazeta Olle” në Kosovë raporton se shqiptaro-maqedonasi mund të kalojë te Ballkani, ku do të bashkohej me Bajram Jashanicën.

Ismet Munishi dëshiron një bashkëpunëtor të aftë dhe Fakiç do ishte alternativa më e mirë në tregun tonë. Megjithatë, në rast të vendimit për tu larguar Skënderbeu, për Fakiç mund të ndërhyjnë edhe klube të tjera nga Kosova e Shqipëria, duke parë arritjet e mëdha të tij te korçarët, që e kanë vendosur në majën e renditjes së drejtorëve sportivë të vendit. /vipsport.al/