sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Skuadrat shqiptare në Europë, njihuni me kundërshtarët e mundshëm

Sezoni përfundoi dhe menjëherë pas kësaj nisin ndeshjet në kompeticionet europiane për skuadrat e kualifikuara. Tirana dhe Drita janë dy skuadrat shqiptare, që do marrin pjesë në Champions League. Ndryshe nga Tirana, gjilanasit do të luajnë fillimisht një miniturne me skuadra modeste nga futbolli amator nga vende si Malta, Andorra etj.

Kampionët e Kosovës do e nisin nga gjysmëfinalja, ku do ndeshjen me Inter d’Eskaledes të Andorrës (8 gusht) dhe në rast të kualifikimit në finale, do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Tre Fiori–Linfield. Në rast suksesi në këtë miniturne Drita do të ketë të njëjtët kundërshtarë të mundshëm si Tirana.

Kundërshtarët e mundshëm të Tiranës:

  1. Selltik
  2. FK Astana
  3. Crvena Zvezda
  4. Ludogoretz Razgrad
  5. Karabag Agdam
  6. Legia Varshav
  7. Makabi Tel Aviv
  8. Molde
  9. Sherif Tiraspol
  10. Ferencvasosh
  11. Dundalk FC
  12. Slovan Bratislava
  13. Suduva
  14. Omonia Nicosia
  15. Craiova / Cluj
  16. FK Sarajevo
  17. Dinamo Tiflis.

 

Ndërkohë në Ligën e Europës nga Shqipëria luajnë Kukësi, Laçi dhe Teuta. Kosova përfaqësohet me Gjilanin dhe Prishtinën, ndërsa nga Maqedonia janë Shkupi dhe Shkëndija.

Disa nga kundërshtarët e mundshëm të Kukësit dhe Shkëndijes në rundin e parë eliminator të Ligës së Evropës:

Slavia Sofia, Botosani, Levadia Talin, MSK Zilina, Zeljeznicar Sarajevo, Pushkas Akademia, FK Shkupi, FK Banja Luka, Inter Turku, Vikingur Rejkjavik etj.

Disa kundërshtarë të mundshëm të Laçit,Teutës dhe Shkupit:

FC Vaduz, Leh Poznan, Shkendija, APOEL Nikosia, Steaua Bukuresht, NK Maribor, Dinamo Minsk, Aberden, FK Kairat Almati, FC Valeta, FK Ventspils, CSKA Sofia, Sutjeska Niksiç, Honved Budapest, Makabi Haifa, Beitar Jerusalem.

Kundërshtarët e mundshëm të FC Prishtinës dhe Gjilanit në fazën paraeliminatore të Ligës së Evropës:

Linkoln Red Imps, FC Santa Koloma, Torshavn, Tre Pene, NSI Runavik, HB Torshavn, UE Engordany, St.Josefs.