sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shorti i Champions League: Kundërshtar i vështirë për Tiranën, por Egbo ka kujtime të bukura ndaj tyre

Është hedhur para pak momentesh shorti i raundit të parë të Ligës së Kampionëve, ku bën pjesë edhe ekipi ynë kampion, Tirana. Bardheblutë ishin në një vazo mjaft të vështirë, por në fund mund të themi se fati i ka buzëqeshur disi, duke i rezervuar një përballje me gjeorgjianët e Dinamo Tbilisi. Ndeshja do të luhet pa praninë e spektatorëve në Gjeorgji. Ndeshja do të luhet mes datave 18/19 gusht dhe orari do të përcaktohet në një moment të dytë nga UEFA.

Tirana dhe Egbo janë përballur edhe më parë me Dinamo Tbilisi në të njëjtin raund të Ligës së Kampionëve. Në vitin 2003 Tirana arrinte të kualifikohej me ndihmën e penalltive. Pasi ishin mundur me shifrat 3-0 në Gjeorgji, bardheblutë arritën të fitonin me të njëjtin rezultat në “Qemal Stafa” dhe të çonin ndeshjen deri te 11-metërshat.

Atë kohë Egbo do të ishte vendimtar, duke arritur të presë dy penallti dhe të kualifikojë bardheblutë në raundin e dytë. Kohët kanë kaluar dhe Egbo vjen sërish si bardheblu, por këtë herë jo mes katërkëndëshit, por si trajner. Kujtimet për të me shumë mundësi janë të freskëta dhe do provojë të përsërisë suksesin e vitit 2003 me bardheblutë. /vipsport.al/