sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shkroi historinë me Kukësin, gjeorgjiani për VIP Sport: Dinamo Tbilisi-Tirana është 50/50. Këtu Kukësi do ishte për titull

“Ndeshje e hapur, shanset janë 50 me 50”. Kështu e komenton Irakli Dzaria shortin e Ligës së Kampioneve që ka vënë përballë Tiranën me skuadrën e Dinamo Tbilisit. Gjeorgjiani i cili për një vit e gjysëm ka veshur fanellën e Kukësit, tregon për VIp Sport fillimisht se si është situata në Gjeorgji para vizitës së bardhebluve atje, ndërsa zbulon se ka pasur që sot kontakte me një prej lojtarëve të ekipit shqiptar .

“COVID-19 është një katastrofë në të gjithë botën, por falë Zotit gjithçka ka qenë mirë në Gjeorgji”, tregon fillimsith futbollisti i cili do të kujtohet në vendin tonë pasi shënoi golin që i siguroi Kukësit kalimin historik të turit të pare në Ligën e Kampioneve në verën e vitit 2018, kur verilindorët luanin ndaj Valetës. Pikërisht maltezët u bënë skuadra e tij e radhës pasi largua nga Shqipëria, ndërsa tani ai është pjësë e Torpedo Kutaisi në bahis siteleri
vendlindje, nëj tjetër ekip me të cilin Kukësi luajti në atë sezon.

Irakli, me siguri e keni ndjekur shortin e Champiosn që ka vënë Dinamon përballë Tiranës…
Po, sigurisht e di që Dinamo do të luajë ndaj Tiranës. Kam një mik të mirë atje, Elton Kale. Jam i sigurt që do të jetë një ndeshje e fdrtë dhe interesante. Shanset janë 50 me 50, njëlloj për të dy skuadrat. Por për ne është më mirë që luajmë në shtëpi, edhe pse është gjë e keqe që do jetë pa tifozë.

A folët me mikun tuaj Kale pas shortit?
Po, kam folur me të por jo vetëm për ndeshjen.

Mund të na tregish si është gjëndja e Dinamos në këtë sezon?
Këtu kampionati ka vazhduar normalisht dhe mendoj se Dinamo është në një formë të mirë. Por edhe Tirana ka lojtarë shumë të mirë ndaj them se do të jetë një ndeshje e fortë.
bahis siteleri
Çfarë modeli loje ka Dinamo e çfarë mund të presim prej saj?
Skuadrave gjeorgjiane u pëlqen të luajnë më shumë duke pasur kontrollin e topit dhe bëjnë lojë taktike. Por Dinamo ka futbollistë teknikë në përbërje, si Tirana. Nëse doni krahasim të lojës së ekipeve gjeorgjiane, të gjithë i panë ndeshjet e Kukësit me Torpedo Kutaisi (5-2 dhe 0-2, u kualifikuan gjeorgjianët). Por Dinamo është një klub me traditë dhe histori në Gjeorgji, ka gjithmonë trajner dhe lojtarë të mirë.

A mund të na ttegosh kush është ylli i kësaj skuadre, kujt duhet t’i druhet më shumë Tirana?
Në Gjeorgji ne nuk kemi yje, të gjìthë luajnë për ekipin dhe vendin e tyre.

Atëherë, a keni një këshillë për Kale apo për Tiranën?
Jo, jo asgjë (qesh).

Na ndihmo të kuptojmë pak nivelin e kampionatit gjeorgjian. canlı bahis siteleri
Ti ke luajtur te Kukësin, a mendon se ajo skuadër mund të ishte rivale për titull në Gjeorgji?
Po, Kukësi është një klub shumë i mirë, me lojtarë të mire. Padyshim që në Gjeoprgj një ekip i tillë do të luftonte për titullin kampion.

Po ju, si po ju shkon karriera tani?
Ndjehem mirë, tani jam pranë familjes time.

Mendoni të vazhdoni karrierën në Gjeorgji?
Për këtë të shohim çfarë do të ndodhë pas dhjetorit, kur të mbaroj kontratën te Torpedo Kutaisi.

A keni mbajtur kontakte me personat që keni njiohur gjatë periudhës te Kukësi?
Unë kam folur me të gjithë lojtarët e Kukësit, të gjithë e dinë që kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë lojtarët atje.

E imagjinon të kthehesh të luash në Shqipëri në të ardhmen?
Nuk e di, kam probleme me aeroportin atje në Shqipëri (qesh). Meqë Kukësi nuk më bëri kurrë vizë pune, me vinin gjthmonë gjoba në aeroport. Pa viza, e pamundur për mua të qëndroj atje.

Po nëse ju vjen një ofertë nga një klub bashkë me vizën, a do të ktheheshit?
Po, pse jo, më pëlqen atje, kam kaluyar një vit e gjysmë të mirë në Shqipëri. Pastaj mos e harroni, ishte me golin tim që Kukësi shkroi historinë në Ligën e Kampioneve. /vipsport.al/

more recommended stories