sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shkarkimi i Sarrit, presidenti ua tha të parëve lojtarëve. Njeriu i merkatos bardhezi nuk preket

Vendimi për të shkarkuar nga detyra Mauricio Sarrin nuk ishte vetëm pasojë e eliminimit nga Liga e Kampioneve. Mediat italiane janë të bindura se në këtë vendim ka peshuar më shumë fakti se trajneri nuk krijoi kurrë lidhje me lojtarët e skuadrës.

Kështu, presidenti Andrea Anjeli, në momentin që vendosi të largonte trajnerin, ua komunikoi të parëve pikërisht futbollistëve, duke telefonuar emrat kryesorë të ekipit për t’i bërë të ditur se nuk do të vazhdohej më puna me teknikun. Sipas “Repubblica”, presidenti ka dashur që të mbajë afër futbollistët në këtë moment, për të evituar që pakënaqësitë ndaj trajnerit të bëhen publike, gjë që nuk është në stilin e Juventusit.

Ndërkaq, klubi bardhezi ka hedhur poshtë zërat se njeriu-merkato, Fabio Paratiçi, do t’i jepte lamtumirën ekipit në verë bashkë me Sarrin. Klubi i ka cilësuar të “pabaza” lajmet në një komunikim me ANSA. Paratiçi ishte personi që zgjodhi Sarrin në verën e kaluar ndaj shumëkush e cilëson si shkakun e dështimit të këtij sezoni. /vipsport.al/