sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shehi: Nuk kam lexuar kurrë kontratat, kam një ofertë me plan afatgjatë. Mund të punoj në Durrës

Eksperienca me Kukësin zgjati vetëm pak muaj dhe nuk pati një fund të lumtur, por Orges Shehi po bëhet gati për aventurën e tij të radhës në karrierën si trajner, Ai ka zbuluar në një intervistë për “SuperSport” se i është bërë një propozim konkret afatgjatë të cilin po e shyrton si mundësi para se të vendosë ta pranojë apo jo.

“Ka një ofertë konkrete, por nuk dua të nxjerr emra, pasi nuk më pëlqen. Është ofertë konkrete dhe serioze, që të jep mundësinë të punosh në afatgjatë, por duhet menduar mirë. Projektet afatgjata janë të mira, pasi të japin kohë për të përgatitur mirë skuadrën dhe për të vënë në jetë idetë. Megjithatë do të pushoj pak, që të kthjelloj idetë dhe të marr vendimet.

Kam vite që nuk kthehem në Durrës për të punuar, por jetoj këtu dhe kam kontakte me të gjithë njerëzit e sportit. Ndoshta nuk kanë qenë kushtet deri tani, por ndoshta në një të ardhme të afërt, edhe mund të punoj në Durrës. Unë kam menduar të iki jashtë Durrësit, por nuk e kam menduar kurrë që ta ndërroj si qytet për të jetuar. Kontakte kam të shpeshta me të gjithë aktorët e futbollit, ndaj nuk përjashtohet mundësia, pasi këtë rrugë kemi zgjedhur për të jetuar”, tregoi ai rreth mundësisë që në të ardhmen të ulet në stolin e Teutës.

Ndërkohë, duke u kthyer te eksperienca me Kukësin, ai është I bindur se ka mësuar mjaftueshëm nga këto muaj në stolin e verilindorëve, nga të cilët u largua pak ditë më parë për t’i lënë vendin Skënder Gegës.

“Personalisht jam i kënaqur me atë që skuadra ka dhënë, pasi ishte një situatë e vështirë, me ndërprerjen e kampionatit dhe më pas me dy muaj shumë intensivë, të pajetuara më parë. Duhej të përgatisnim skuadrën, ta mbanim në tonus, të përgatisnim stërvitjen online, etj. Ka qenë hera e parë që ndodhte diçka e tillë dhe na gjeti të papërgatitur, por për mendimin tim kemi fituar shumë, pasi të punosh në kushte të tilla, është një eksperiencë që të rrit shumë. Jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë.

Largimi? Unë personalisht, edhe në karrierën si futbollist, nuk është se u jam referuar shumë kontratave. Ka qenë një marrëveshje xhentëllmenësh dhe unë nuk kam lexuar kurrë kontrata. Marrëveshja ishte që të fitonim një trofe, por nuk ia dolëm. Marrëveshja nuk u ndërpre, por nuk u rinovua dhe në futboll gjëra të tilla janë normale, me trajnerët që lëvizin vazhdimisht”, tregoi Shehi përfundimin e marrëveshjes kontraktuale me Kukësin. /vipsport.al/