sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ronaldo fenomeni: Ka ardhur koha që diktatura e Juventusit të përfundojë, i takon Interit ta bëjë

Ronaldo, ai braziliani, është një nga futbollistët më të dashur për Interin dhe tifozerinë zikaltër. Megjithatë, nuk ka qenë kështu për trajnerin e atëhershëm të Interit, Hektor Kuper. Së fundmi, ish-futbollisti është rikthyer të flasë për kohën e tij në Itali me Interin, ku thekson se nuk ka pasur asnjëherë një raport optimal me trajnerin Kuper. Ndër të tjera, Ronaldo shprehet se vlerësimi për Berluskonin dhe Galianin pas bashkëpunimit te Milani, ka mbetur. Ndërkaq, ish-sulmuesi thotë se ka ardhur koha që diktatura e Juventusit të përfundojë.

“Me Kuper nuk kishte raport. E kam thënë njëqind herë, ia kam thënë edhe presidentit. Nuk mund të kishim një raport normal. Edhe kur unë me Moratin, shumë kohë pas largimit tim kemi folur, nuk i kemi hedhur njëri-tjetrit faj. Në ato kohë, asnjë nga ne të dy nuk mund të ndryshonte gjë. Tani sa i përket Interit, kam besim te Zhang. Dhe, si tifoz interist kam ëndrrën si të tjerët. Respekt maksimal për Juventusin që në Itali është shembull se si menaxhohet një klub dhe niset një cikël, por tani ka ardhur koha që kjo diktaturë të mbarojë. Dhe, i takon Interit, nuk shikoj mundësi tjetër”.

Berluskoni me Galianin- “Berluskoni dhe sidomos Galiani më donin shumë. Raporti me ta është diçka që më bën të qesh edhe sot. Lidhja është ndërprerë, por vlerësimi ka mbetur”, u shpreh Ronaldo. /VipSport.al/