sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rindizen zërat për Mesin, babai blen shtëpinë pak metra larg selisë së Interit

Duket një ëndërr e pamundur por tifozët e Interit vazhdojnë të shpresojnë se Lionel Mesi do të bëhet pjesë e tyre në të ardhmen. Situata e krijuar te Barcelona me krisje mes drejtuesve e lojtarëve mund të shtyjë argjentinasin të largohet, por ajo që bën më shumë të besojnë mbështetësit zikaltër është zhvendosja drejt Milanos e familjes Mesi.

Më saktësisht, babai I tij ka blerë prej disa ditësh një banesë në Milano duke u zhvendosur atye. Sipas asaj që ka mësuar “Gazzetta Dello Sport”, banesa në fjalë është vetëm pak metra larg selisë së Interit. Edhe pse nga Spanja e përgënjeshtrojnë mundësinë e një transferimi në Milano të familjes Mesi, asgjë nuk duhet rastësore në këtë pikë.

Fakti se Mesi ka vendosur të mos rinovojë për momentin me katalanasit dhe vitin tjetër mund të largohet me parametër zero, bën që të gjithë të jenë të vëmendshëm ndaj çdo detaji apo dëshire të futbollsitit. Ndaj Suning postudion si të bëjë hapin e rëndësishëm që do të afronte “Pleshtin” në atë që do të ishte padyshim një aag transferimet më të rëndësishme në historinë e klubit zikaltër. /vipsport.al/