sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rifillimi i Serisë A, një javë pushime më shumë se shokët e skuadrës për Berat Gjimshitin

Sezoni futbollistik nuk është mbyllur ende për Berat Gjmshitin, i cili pret që të zbresë në fushën e lojës tashmë për Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka shkëlqyer në këtë edicion me Atalantën duke ndihmuar të ngjitet përsëri mes katër ekipeve më të mira në kampionat.

Një sezon që kaloi mes vuajtjeve e tragjedisë në Bergamo, por që u mbyll me buzëqeshje sa i përket futbollit italian, ndërsa pret verdiktin e atij ndërkombëtar me sfidën ndaj PSG-së. Gjmshiti do të jetë padyshim protagonist në atë duel, pasi është një ndër të besuarit e trajnerit Gasperini i cili e ka kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe ndër më të aktivizuarit në radhët e ekipit të tij.

Një aktivizim që nuk ia kurseu as në ndeshjen ndaj Interit, ndonëse Gjimshiti vuante mbingarkesën nga ndeshjet e luajtura çdo tre ditë. Ndeshje ku Atalanta u mund e mbrojtësi shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë. Pikërisht ky ndëshkim do të bëjë që Gjimshiti të ketë një javë pushime më shumë se shokët e tij të skuadërs sa i përket fillimit të sezonit të ardhshëm. Ai ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe sipas rregullores, do të jetë i pezulluar për javën e parë të edicionit pasardhës, duke ndjekur nga tribuna ndeshjen e hapjes së Serisë A për bergamaskët më 19 shtator. /vipsport.al/