sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Real Madrid në krizë financiare, e braktisin sponsorët dhe i duhet të shesë me patjetër

Real Madrid po punon për të rinovuar stadiumin “Santiago Bernabeu”, të cilin do e pajisë me një tjetër fasadë gjigante. Për momentin ata do të vazhdojnë të luajnë në stadiumin e ekipit të dytë dhe nuk ka ende një datë se kur mund të përfundojnë punimet në stadiumin e tyre.

Përveç kësaj pandemia duket se e ka rënduar shumë klubin dhe janë në prag të një krize të rëndë financiare. “Sport.es” raporton se sposorët Adidas dhe Fly Emiratës kanë njoftuar se enuk mund të paguajnë kontratat e sponsorizimit. Fly Emirates paguan 40 milionë euro në sezon, ndërsa Adidas plot 110 milionë euro në një marrëveshje për 10 vitet e ardhshme.

Këto vendime të dy kompanive, mosprania e tifozëve në stadium dhe pagat shumë të larta të disa lojtarëve e bëjnë klubin të hasë vështirësi të mëdha, ashtu si kundërshtarët e tyre të përjetshëm, Barcelona. Po diskutohet një tjetër ulje e pagave, me lojtarët, që do duhet të heqin dorë nga 10% e pagës vjetore.

Ndërkohë, klubi po punon fort për të shitur sa më shpejt lojtarët, që nuk luajnë, por kanë paga të konsiderueshme. I pari në listë është Garet Bejl, që fiton thuajse 30 milionë euro në sezon, por ka luajtur shumë pak në Madrid sezonet e fundit. Për momentin nuk diskutohen për ndërhyrje të bujshme në merkato, pasi fillimisht duhen zeruar harxhimet. /vipaport.al/