sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rasti i çuditshëm i Keidi Bares, përqindja e kartonit i takon… menaxherit

Merkato e futbollsitëve sheh si fenomen shumë të zakonshëm mbajtjen e përqindjes së kartonit të një lojtari nga klubi që e lë të largohet, sidomos kur bëhet fjalë për talente të reja. Një veprim që e ka bërë edhe Atletiko Madrid kur lejoi Keidi Baren të largohej drejt Malagas, duke i dhënë mundësinë talentit shqiptar që të shprehte më mirë vlerat e tij në La Liga 2 dhe jo në kategoritë e ulëta me ekipin e dytë.

Por nëse Bare do të transferohet te Espanjol gjatë verës, te ardhurat nga kartoni i tij nuk do të ndahen vetëm mes Malagas dhe Atletiko Madrid. Kjo, pasi 20% të kartonit e zotëron pikërisht menaxheri i futbollistit, Huanma Lopez. Ky i fundit sinjalizoi Malagën se ekzistonte mundësia ta merrte futbollistin me parameter zero dhe ai mund ta ofronte Baren me një rrogë minimale prej lojtari akademie.

Megjithatë, ai bëri të qartë se përveç 20% të Atletiko Madrid, Malaga duhej të hiqte dorë edhe nga 20% tjetër e kartonit në rast të një shitje të mudnshme, për t’ia kaluar këtë shifër menaxherit, i cili kishte nuhatur një biznes të mirë me mesfushorin shqiptar. Një marrëveshje që kënaqte të gjitha palët e që shtyu Malagan të pranonte ofertën, duke e bërë Baren pjesë të këtij klubi e pak nga pak duke e ndihmuar të kthehej në një nga mësfushorët më të vlerësuar në La Liga 2.

Tani, kur flitet gjithnjë e më shumë për një transferim të tij te Espanjol, te Malaga kanë filluar të bëjnë llogaritë se si do të ndajnë paratë nga shitja që parashikohet të arrijë shifrën 2 milionë euro. Kështu, klubi do të mbajë vetëm 1,2 milionë euro, pasi pjesa tjëtër do t’i shkojë Atletiko Madrid dhe menaxherit të futbollistit. /vipsport.al/

more recommended stories